Çudia është një fjalë që të gjithë e përdorin shumë, por përsëri përdormi i saj duhet të jetë i kufizuar. Sepse jo çdo gjë është e çuditshme, por trotuaret në Tiranë janë vërtetë të habitshme. Në fotot që do ju tregojmë do ju habisim, pasi si ky trotuar nuk keni para në asnjë vend të botës. Vende më të zhvilluara nuk kanë arritur që të ndërtojnë një trotuare në këtë mënyrë që janë ndërtuar këto hapësira në Shqipëri. Gjerësia është eksluziviteti i trotuareve në Shqipëria, pasi arrin deri në 30 centimetra, si në asnjë vend tjetër të botës. Ndoshta mund të ketë në ndonjë vend të pa zhvilluar fare këtë gjerësi për trotuaret, por një veçori tjetër nuk gjendet askund. Trotuaret e Tiranës përveç se janë shumë të ngushtë në mes të tyre është vendosur edhe një shtyllë e cila pengon komplet kalimin e qytetarëve. Të mundohen të gjithë për të ndërtuar trotuare si në Shqipëri me shtyllë në mes dhe një gjerësi 30 centimetra, por përsëri nuk do ja arrin dot. Edhe në se ndonjë vend që mund të arrijë që ti ndërtojë përsëri nuk do të ketë eksluzivitetin pasi në jemi të parët. Ndërtojmë trotuare, por nuk mund ti përdorim dot.
Tirana nuk është qendra, në periferi infrastruktura ka degraduar
Investimet në rrugë të ndryshme në Tiranë është i pakët, por trafiku i makinave që kalon në këto rrugë shtohet dita ditës. Rrugët e kryeqytetit përballojnë një trafik shumë të madh, por nuk kanë shumë investime. Në disa prej rrugëve të Tiranës asfalti është në një gjendje shumë të keqe. Çarje, gropa janë dëmtimet më të shpeshta në kryqëzime të shumta në Tiranë. Nga punimet shumë “cilësore”, asfalti duket se ka pësuar dëmtime shumë serioze. Në foton e treguar, çdo ditë kalojnë me qindra makina të cilat detyrohen të kalojnë aty edhe pse një pjesë është e dëmtuar. Kjo foto është shkrepur afër qendrës së kryeqytetit, por përsëri nuk është parë asnjë nga autoritetet përkatëse, për ta rregulluar këtë problem. Edhe pse duket si një problem i vogël, kjo çarje e asfaltit shkakton shumë trafik dhe kaos në qarkullim, por edhe dëmtime të mjeteve. Të gjitha makinat e shmangin, për të mos u dëmtuar dhe ngadalësojnë por ky veprim ndiqet nga të gjithë drejtuesit e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve ankohen shpesh për këtë gangrenë, por deri tani nuk ka asnjë përmirësim por situata vetëm përkeqësohet.
Zgjidhja me e gabuar për parkim, hyrja e pallatit dhe trotuari
Parkimi është një problem shumë i madh për të gjithë banorët në kryeqytetit. Vendet e parkimit janë të pakta nëse i krahasojmë me makinat që qarkullojnë çdo ditë në rrugët e qytetit. Pas xhirove të shumta qytetarët kanë makthin e tyre më të madh për të gjetur një vend parkimi. Dikush parkon poshtë pallatit, dikush në garazh, dikush tjetër në parkime private, por ka edhe nga ata që e kanë të vështirë për të gjetur një lehtësisht një vend parkimi. Për të mos u lodhur ka nga ata që e parkojnë mjetin e tyre edhe në rrugë por disa të tjerë e parkojnë edhe në trotuare. Për të shmangur kaosin që krijohet policia e shtetit vendos gjoba për këta drejtues mjetesh, të cilët janë të papërgjegjshëm. Kemi parë policinë që kontrollon zonat populluara, dhe ato afër qendrave të qytetit, por nuk kryen kontrolle edhe në rrugicat e qytetit. Në një rrugicë të qytetit një banore parkon çdo ditë mbi një trotuare, e pa shqetësuar për policinë dhe se zë një hapësirë e cila nuk është për parkim. Por në këtë hapësirë disa herë është parë edhe makina e një prej institucioneve shtetërore siç është ujësjellësi. Edhe pse shteti nuk duhet që të thyej ligjin përsëri kjo makinë këtij e pa shqetësuar qëndron, mbi trotuar për orë të tëra. Policia përveç se gjobit qytetarët që parkojnë në rrugët kryesore, duhet të dalë për kontroll edhe nëpër rrugica pasi problemi por bëhet një normë dhe askush nuk shqetësohet më.