Ja cilat janë pasojat negative shëndetësore që ju vijnë nga qëndrimi për kohë të gjatë ulur

0
178

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë vret. Një person që qëndron ulur për tetë orë në ditë, rrezikon vdekjen 15% më shumë se sa një person me aktivitet normal fizik. Ndërsa, më keq është për ata që qëndrojnë ulur për 11 orë, pasi rrezikojnë vdekjen rreth 40%. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrezikon disa sëmundje, përfshirë ato të zemrës, kokës, si dhe dy lloje të diabetit.

“Në ditët e sotme, njeriu nuk bën më shumë se 3000-4000 hapa gjatë 24 orëve. Kjo është vërtetë për t’u shqetësuar. Të mos kesh një aktivitet normal fizik është njëjtë sikurse të jesh duhanpirës. Njerëzit shkojnë në punë dhe rrinë ulur, pinë një kafe dhe rrinë ulur, ikin në shtëpi dhe ulen pranë komputerit. Ata harrojnë që duhet të kenë aktivitete fizike, të paktën të ecin”- u shpreh Dr. Sally Noton, eskpert për humbjen e peshës.

Ka disa këshilla që ju bëjnë te jeni më aktiv, duke përfshirë edhe orët e punës. Dr. Norton ka sygjeruar që personat që janë në punë të çohen në këmbë dhe të bëjnë disa hapa çdo 30 minuta, kur i duhet që të flasin me një koleg nga një zyre tjetër, të shkojnë përsonalisht dhe të mos dërgojnë SMS apo e-mail.

Nëse keni për të bërë një telefonatë, atëherë flisni duke ecur. Nëse është e mundur, atëherë edhe mbledhjet bëni në këmbë, sikurse edhe kafen në kohën e pauzës të mos e konsumoni ulur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here