Komisioni CEZ/ Avokatja e Shtetit Hiçka s’pranon të dëshmojë. Spaho: Do të sjellim me polici

0
176

Ka dështuar përsëri përfundimi i marrjes së dëshmisë së Avokates së Shtetit, Alma Hicka, në lidhje me hetimin parlamentar për rrimarrjen nga Shqipëria të aksioneve të CEZ Shpërndarje.

Vetë zonja Hicka i është drejtuar komisionit me një shkresë zyrtare për të mos bërë deklarata para deputetëve me të cilët ka konflik interesi, duke iu referuar gjyqeve të ndryshme ku avokatura e shtetit është pjesëmarrëse.

“Kryetari i komisionit, Edmond Spaho dhe anëtarët e tij Jorida Tabaku dhe Helidon Bushati, vetë ose përmes familjarëve, janë palë në dhjetëra gjyqe kundër shtetit shqiptar”, deklaroi Hicka.

“Të jeni e qetë se ju me mua nuk keni asnjë konflikt interesi, për asnjë çështje, as civile, as penale”, reagoi kryetari i komisionit, Spaho.

“As unë, as bashkëshortja ime nuk kemi asnjë konflikt interesi”, tha më tej deputeti Helidon Bushati.

Për opozitën parlamentare, që është edhe kërkuese e hetimit, kjo është një manovër për të mos lejuar marrjen e dëshmisë. Ndërsa anëtarët socialistë të komisionit kërkojnë të merret në shqyrtim kërkesa e Avokates së Shtetit për sqaruar rrethanat.

“Zonja Hicka ju do largoheni nga ky komision dhe propozoj që procesi të pezullohet deri në sqarimin e rrethanave”, tha deputeti socialist Eduard Shalsi.

“Nëse largoheni, të hënën më datë 16 do të vini sërish me polici”, paralajmëroi kryetari Edmond Spaho.

Kjo skemë është ndjekur edhe nga Shkëlzen Berisha në komisionin tjetër hetimor për CEZ që drejtohet nga Taulant Balla. Djali i ish-Kryeministrit ka deklaruar se ka fituar gjyqin për shpifje me Taulant Ballën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here