Ishulli më mistik i Dodekanezit, i lidhur me Apokalipsin e Shën Gjonit, ofron një pushim të ndryshëm nga panorama egjeane: ndërmjet jetës elegante të Koras, dhe një gjerdani plazhesh që të lënë pa frymë, disa prej të cilave të pabanuara edhe në gusht
Nga tarraca e Jimmy’s Balcony, pamja shtrihet nga Gjiri i Skalës tek ishujt e Lipsit, Arkisë dhe Samosit, dhe përtej bregdetit turk të Azisë së Vogël. Çdo orë është e mirë për t’u ulur në tavolinat e tyre, para një gote uzoje me akull dhe mezedesi me ngjyra ose siç quhen antipastat greke. Patmosi është ishulli më joshës i Egjeut dhe Kora vendi më joshës i Patmosit, një grumbull shtëpish të bardha me dyert ngjyrë blu, të rradhitura pas Manastirit të Shën Gjonit, më shumë i ngjashëm me një kala mesjetare se sa me një vend lutjeje.
Megjithatë një komiditet i përmbajur, vite dritë larg nga ajo që shpërfaqet në Mikonos. Në perëndimin e diellit, sheshet, rrugët me kalldrëm mbushen nga ata që kanë mbetur të magjepsur nga atmosfera e këtij ishulli, dhe që miti pretendon se është dhuratë e Zeusit për Artemisën, një përzierje unike e historisë, arkitekturës, spiritualitetit dhe natyrës.
Këtyre u shtohen galeritë e artit, dyqanet elegante, restorantet dhe tavernat ku mund të kaloni mbrëmjet tuaja me miqtë. Në Kora nuk ka hotele, por vetëm disa bujtina për fjetje dhe ngërnie mëngjesi. Shumë athinas dhe të huaj, duke përfshirë edhe italianë, kanë blerë dhe rikontruktuar shtëpitë prej guri, të ndërtuar dikur nga ata që patën vënë pasuri përmes tregtisë detare.
Në rërë, në hijen e tameriksëve
Ndërkohë ditës, nën diellin pingul të Egjeut, rrugët janë të shkreta, dhe vetëm disa zona të mbuluara nga pemët apo brendia e shumë kishave, ofrojnë strehim ndaj shkëlqim verbues. Më pas jeta zhvendoset në Skala, porti ku mbërrijnë anijet dhe nisen tragetet, dhe në plazhet e shumta në hijen e pemëve tameriks. Disa janë të mbipopulluara dhe me infrastrukturë, të tjerët më të fshehur dhe të qetë.
Përqendrimi më i madh është rreth Kambos, fshatit të banuar fillimisht nga familjet e punëtorëve që punonin në manastir, në kushtet kur gratë duhej të qëndronin larg jetës së manastirit. Me pamje nga jugu, pra i mbrojtur nga era, plazhi i Kambos është i gjatë, i përbërë nga rëra dhe çakulli, me taverna dhe plazhe të frekuentuara nga pjesa me e pasur e ishullit.
Por i gjithë bregdeti që shikon nga jugu, është një varg plazhesh dhe limanesh me ujërat në përgjithësi tejet të pastër, me disa taverna të vogla ku mund të pushoni:Vagia që përmban zall dhe rërë të trashë, Ligjinu me një gji të dyfishtë dhe shkëmbinj spektakolarë, Livadhi Gjeranu, një rrip rëre dhe çakulli, prej nga ku mund të notoni për në ishullin e vogël të Agjios Xhorxhios. Edhe më të largëta plazhet e Veriut, të rrahura shpesh nga meltemi, një erë e nxehtë dhe e thatë tipike e Egjeut:nga Lambi, një shtrirje e madhe e gurëve vullkanikë shumëngjyrësh (t’i mbledhësh ato është e ndaluar) në Livadhi Kalogjiron, me një skelë të vogël dhe një manastir të futur midis pemishtes, shkruan bota.al.
I izoluar, mbi kodrat e aromatizuara me trëndafila, fshihet Patmos Ekoretrea, qendra e pushimit shpirtëror, ku Athina organizon leksione joge me pamje nga deti. Shtëpia është ndërtuar pjesë për pjesë sipas parimeve të eko-arkiteturës, duke iu përshtatur terrenit dhe përdorur vetëm materiale të ricikluara. Një botë e vogël e vetëmjaftueshme që mbledh ujin e shiut, energjinë e diellit dhe perimet në kopsht që rritet sipas parimeve të biodinamikës.
Në jug të Patmosit gjendet Grikos, një ish-fshat peshkatarësh në fund të një gjiri të mbrojtur nga erërat veriore. Plazhi i tij është një nga më të mirë-pajisurit, falë shezlongeve dhe çadrave të bardha të hotelit të vetëm me 5-yje në ishull, në dispozicion edhe për turistët që qëndrojnë në suita me pishina private. Më pas janë edhe varkat me ngjyra, dhe tavernat vetëm pak hapa larg nga uji.
Pak më tej, Petra është e dominuar nga shkëmbi vullkanik Kalikacu që del nga ujërat: nga njëra anë është rëra me tameriksët, nga ana tjetër zalli në detin tranparent. Pas shpine, përveç lagunës që thahet në verë, shtrihet një zonë e gjelbër, e kultivuar dikur nga murgjit që këtu prodhonin verë dhe vaj. Ata që e rifilluan traditën ishin Monika dhe Rafaeli të “Tokës së Apokalipsit”, që hapën kantinën e parë në ishull, duke mbjellë hardhinë Asirtiko dhe prodhuar një verë të bardhë të pastër.
Ata gjithashtu ndërmorrën një skemë financimi për të çuar përpara projektin e tyre:ai që blente një bimë kishte të drejtë të merrte falas 10 shishe verë për 10 vjet. Në Dhiakofti, ku përfundon rruga, motorët e vegjël të parkuar tregojnë fillimin e shtegut drejt Psili Amos, plazhit më të bukur.
Edhe në kulmin e verës nuk është shumë i populluar me njerëz, për shkak se duhet një udhëtim me varkë prej të paktën 50 minutash nga Skala, ose gjysmë orë ecje në këmbë nën diellin përvëlues dhe mes shurreve mesdhetare. Pasi mbërrini në destinacion, gjendeni para një tavernë të vogël dhe një hëpësire rëre në ngjyrë ari, ku mund të kaloni ditën dhe prisni derisa të bjerë muzgu. Për t’u rrikthyer pastaj qytetërimit në dritën e hënës apo pishtarëve.