Cungu paralajmëron dorëheqjen: Jam lodhur nga presioni i tepërt

0
175

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, në deklaratën e tij pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, i ka habitur të gjithë teksa është shprehur se po konsideron të japë dorëheqjen pasi është lodhur nga presioni që ka te Vllaznia për të marrë rezultat.

Për Hebajn

“Hebaj është i ri dhe premton shumë për të ardhmen. Në fillim të sezonit e aktivizuam, por pati dëmtime të shpeshta dhe nuk ka patur mundësi të stërvitet rregullisht dhe të ketë mintua aktivizimi. Jemi munduar të bëjmë zgjedhjet më të mira dhe duhet patur parasysh që sot kishim gjithashtu mbi 4 mungesa titullarësh, që janë shumë.”

Për ekipin

“Gjëja që më ngroh më shumë është karakteri. Ky ekip ka karakter. Nuk e vumë ndonjëherë në diskutim humbjen në shtëpinë tonë. Siç na iku rezultati më Kukësin dhe Partizanin në fund, sot na u dhurua në fund. I komplimentoj lojtarët për 4 ndeshjet e para të këtij viti.”

Për ndeshjet e këtij viti

“Kemi luajtur më mirë se Kukësi në shtëpi, edhe me Teutën luajtëm shumë mirë në Kupë. Me Partizanin me pak kujdes dhe dashamirësi mund të kishim dalë me pikë. Sot nuk ishte ndeshja më e mirë, por është e kuptueshme për shkak të presionit të madh të një gabimi në shtëpi. Futbolli sjell dhe rezultate të pamerituara, por rëndësi ka karakteri.”

Për emocionet e fitores

“Në kupat e Europës me Kukësin kam patur emocione shumë të forta dhe kjo ndeshja e sotme kishte emocione të ngjashme. Gjatë lojës isha i qetë si rrallëherë, i kam folur pak lojtarëve. Megjithatë kam menduar edhe të largohem edhe pse fituam. Jam lodhur edhe është e vështirë. Ajo që më gëzon dhe më bën të vazhdoj përpara është fakti që lojtarët përloten në dhomat e zhveshjes si pas ndeshjes me Partizanin, siç jam përlotur dhe unë sot dhe lojtarët erdhën më përqafuan. Në fund të sezonit s’do jem më te Vllaznia, kjo është e sigurt, por e kam fjalën për tani, mund të largohem shumë më shpejt se fundi i sezonit.”

Për arsyen e dorëheqjes së mundshme

“Nuk jam lodhur nga puna ime në stërvitje, por nga presioni i tepërt. Presion për rezultatin i cili nuk vjen nga drejtuesit. Me këtë Vllazni presioni është shumë i madh për të qëndruar në këmbë. Do e mendoj mire se ndoshta jam i emocionuar tani, por doja një Vllazni më konkurrente. Ndoshta s’do jetë shumë burrërore të ikësh në këtë mënyrë, por do ta mendoj në shtëpi dhe do të vendos sepse është diçka që e kam konsideruar edhe në momente të mëparshme.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here