Mamaja me kancer shkruan letra që vajza t’i lexojë pasi ajo të vdesë

0
199

“Kam disa lajme të mira dhe disa të këqija. Lajmi i keq është se , ashtu siç duket, unë kam vdekur. Lajmi i mirë është se nëse po e lexon këtë, është se me shumë mundësi nuk je, (vetëm nëse ka internet në jetën e përtejme),”- Kështu fillon letra e shkruar nga Heather McManamy, 36 vjeç,e cila vdiq nga kanceri në gji .

E martuar për 13 vite, mamaja e një vajze 4 vjeçare i dedikoi asaj letra pafund me këshilla në mënyrë që ajo t’i lexonte pas vdekjes së saj.

Letra e saj e fundit është publikuar në profilin e bashkëshortit të saj në Facebook dhe ka marrë mbi 10 mijë like.

Heather i uron burrit të saj Jeff dhe vajzës Brianna të jenë të lumtur e të shijojnë çdo moment të jetës, pasi ajo do vetëm t’ibëjë njerëzit të qeshin se sa të mërziten për fatin e saj tragjik. Ajo shprehet mirënjohëse ndaj çdo gjëje dhe se e fitoi luftën ndaj kancerit, pasi nuk e la atë t’i vidhte shpresën apo dashurinë.

Pasi falenderon miqtë, Jeff dhe vajzën 4 vjeçare për çdo gjë, ajo falenderon dhe doktorët e infermierët që i qëndruan pranë.

“Pres t’ju dal si fantazmë, kështu që kjo nuk është lamtumirë pasi do shihemi sërish” – shkruan mamaja.
“Ju lutem më bëni një nder dhe mendoni për pak minuta se sa aventurë e brishtë është kjo jetë e çmendur. Kurrë mos harroni: çdo ditë ka rëndësi” , shkruan ajo në fund të letrës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here