Niset për aventurë bashkë me miken por humb, pas dy vitesh i gjendet ditari

0
191

U nis për të përjetuar një aventurë, por vdiq. Është kjo historia e Geraldine Largay, e ngjashme me një histori romani.

66- vjeçarja amerikane nga Tennessee, e martuar dhe me një vajzë, në vitin 2013 u nis bashkë me një miken e saj, për të përshkuar shtigjet e Appalachi, një nga vendet ku bëhen më shumë ekskursione në SHBA.

Gjatë udhëtimit situata ndryshoi dhe mikja e saj vendosi të kthehej, ndërsa Geraldine donte të vazhdonte.

Në atë moment nisi të shkruajë një ditar dhe të dërgojë mesazhe, të cilat u zbuluan vetëm pak ditë më parë, më shumë se dy vjet nga zhdukja e saj. Nga 66- vjeçarja kishte humbur çdo gjurmë, pavarësisht kërkimeve.

“Kur të gjeni trupin tim, lajmëroni tim shoq George dhe vajzën time Kerry. Do ishte nder ndaj tyre ti informonit se kam vdekur dhe ku mund të më gjejnë. Nuk ka rëndësi sa vite do kenë kaluar. Dorëzojuani atyre përmbajtjen e kësaj çante”, shkruhej në një nga mesazhet e saj, shkruan standard.al.
Gruaja në ditar tregon se kishte humbur dhe mesazhet e parë të saj janë plot shpresë, se do shpëtonte dhe do gjendej, por me kalimin e kohës shpresat shuhen dhe ajo pranon situatën.
Ajo ishte pozicionuar në një vend që nuk shikohej nga lart. Tregonte në ditar se i kishte dërguar një sërë mesazhesh të shoqit, por ato nuk ishin dërguar për shkak të mungesës së sinjalit. Geraldine u largua nga shtegu për të kryer nevojat personale, por humbi orientimin dhe nuk po gjente më rrugën. Për një muaj me radhë, luftoi për mbijetesë, deri sa vdiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here