Një shofer është nxehur keq teksa ka kapur mat një polic duke ecur në drejtim të kundërt në Rrugën e Kombit.
Raportuesi ka dërguar në redaksinë tonë videon e filmuar, ndërsa ka një pyetje interesante teksa krahason faktin që shteti të bllokon lejen e qarkullimit për një rrip sigurimi, ndërsa vetë bëjnë shkelje edhe më të mëdha.
Epo e dimë moton e policisë tashmë: bëj siç them unë, por mos bëj siç bëj unë.
Ky shtet për nji rrip sigurimi të bllokon lejen, po ky polic karderr ça meriton?