Pas shpërthimit në akuza të ish Drejtorit të Muzeut Kombëtar, Melsi Labi kundër Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila po financon projektet private si Bunkar’t, duke lënë në harresë pasurinë publike,vjen një tjektër fakt ku nxënësit e shkollave detyrohen të shkojnë të vizitojnë këtë objekt duke paguar faturën prej 500 lek, raporton news24.
Teksa pritet të dalë buxheti për 2017, Labi para se të pushohej nga puna deklaroi që mund të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale.
Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesve.
Pas këtyre akuzave Melsi Labi u pushia nga puna si drejtor.