Ushqimi i duhur ? Zgjidheni sipas ngjyrës

0
175

Tashmë është një fakt: kur duhet të zgjedhim se çfarë të vendosim në pjatë tërhiqemi nga diçka që ka ngjyrë të kuqe, ndërkohë që ngurojmë kur bëhet fjalë për ushqimet jeshile.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një zgjedhje estetike, por për një instinkt i cili përzgjedh produktet që duken më të ushqyeshme.

Janë këto rezultatet e publikuara nga Shkolla Ndërkombëtare Superiore e Studimeve të Avancuara të Trisestes.

Sipas ekspertëve, te njeriu – ndryshe nga disa specie, mes të cilëve qentë që i besojnë kryesisht nuhatjes – shikimi merr një rol shumë të rëndësishëm në përzgjedhjen ushqimore. Ngjyrat janë vendimtare, edhe pse arsyet e përzgjedhjes sonë nuk vijnë nga nënndërgjegjja.

Shkencëtarët thonë se njeriu ka një kod ngjyrash të vërteta, për të vlerësuar se cilat ushqime janë më të ushqyeshme e kështu më të përshtatshme për të na bërë mirë.

“Sipas disa teorive, sistemi ynë vizual ka evoluar në mënyrë që të identifikojë lehtësisht frutat apo perimet në mes të ngjyrave të një xhungle”, – shprehet Raffaella Rumiati, koordinatore e studimit.

“Tek ushqimet natyrale, pra jo të përpunuara, ngjyra është një parashikues i mirë i përmbajtjes së kalorive. Sa më i kuq të jetë një ushqim i papërpunuar, aq më shumë mundësi ka të jetë i ushqyeshëm, ndërkohë që ato në ngjyrë jeshile janë me më pak kalori”, – shprehet Francesco Foroni, autori i studimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here