Divat e Popit, Jennifer Lopez, Adele dhe Rihanna janë cilësuar si të veshurat më mirë në ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve Grammy. Edhe përse me stile të ndryshme të treja dukeshin të mahnitshme, ndërsa parakaluan në tapetin kuq.
47 – vjeçarja, Jennifer Lopez kishte zgjedhur një fustan ngjyrë jargavani, me një prerje të theksuar dhe shumë fine nga Ralph & Russo .
Nga ana tjetër, Adele u shfaq me një fustan ngjyrë ulliri,Givenchy të gjatë deri në fund të këmbëve, çka i jepte një dukje mbretërore.
Më ekstravagante ishte Rihanna e cila kishte zgjedhur një fund të zi të gjatë e të gufuar,nga Armani të kombinuar me një kanatiere të shkurtër ngjyrë portokalli./standard.al