Një grup aktivistësh dëshiron të mendoheni dy herë para se të skuqni filetot tuaja të pulës. Një video e postuar nga Compassion në World Farming u kërkon mishngrënësve të mësojnë më shumë për “vijën e bardhë” një çrregullim muskular që prek gjoksin e pulës. Sipas një studimi të vitit 2013 të publikuar në Revistën Italiane të Shkencës së Kafshëve, kjo gjendje rrit yndyrën me 224% dhe ul sasinë e proteinave. Studimet e publikuara në “Poultry Science”, në të njëjtëin vit, dolën në një përfundim të ngjashëm: Yndyrat e rritura dhe proteinat e ulëta, bazuar në shkallën e problemit të vijës së bardhë.
Ju mund ta keni vënë re edhe vetë këtë shirit të bardhë. Duket sikur një fije e bardhë zgjatet paralel me muskujt e rregullt. Sipas një studimi të 2016-ës, nga Universiteti i Arkansas-it dhe Texas A&M, “shpeshtia e vijës së bardhë është rritur vitet e fundit”, pasi është gjetur në 96% të 285 shpendëve të testuar. Më e rëndësishmja, kjo gjendje e veçantë “ndikon negativisht cilësinë e mishit” duke ndikur thithjen e lëndës së marinimit dhe humbjen e vlerave gjatë gatimit.
Studiuesit mendojnë që kjo ka ardhur nga kërkesa e lartë që duhet ekuilibruar nga oferta: Një amerikan mesatar ha mbi 40 kg pulë çdo vit dhe ky numër po rritet. Tregu i ushqimeve të lira proteinike nxit fermerët të prodhojnë shpendë më të mëdhenj në kohë më të shkurtër. Sipas Këshillit Kombëtar amerikan të Pulës, një zog mesatar që shitej në vitin 1950 ishte rreth 1.5 kg dhe 70 ditësh. Në vitin 2015, pesha mesatare është dyfishuar dhe ka shkuar mbi 3 kg, por mosha mesatare ka rënë në 47 ditësh.
Megjithatë, një zëdhënës i National Chicken Council ka thënë për Buzzfeed që vija e bardhë ndikon vetëm një “përqindje të vogël të mishit të pulës” dhe “nuk sjell asnjë shqetësim për shëndetin e njerëzve dhe sigurinë e ushqimit”.
Jaclyn London, dietolog, drejtor i departamentit të Dietologjisë në Good Housekeeping Institute, thotë që mishi i pulës është ende një zgjedhje e shëndetshme.”Pula, po të mos jetë kotoletë apo e skuqur në vaj, është një burim i mirë proteinash pa yndyrë dhe gjithashtu është e pasur në vitamina B, hekur dhe vitamina B12,” thotë ajo. “Kërkoni për pula të rritura natyralisht, gatuajeni siç duhet mishin e tyre, mbajini në temperaturat e duhura në frigrorifer ose ngrirje dhe kujdes nga infektimi gjatë gatimit.”
Mirë, ky është relativisht një lajm i mirë.