Foto/ Qytetarja i kërkon punë Ramës për djalin, ja si i përgjigjet ai

0
256

I gjendur përballë akuzave për papunësi dhe për korrupsion, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vendosur që të investohet personalisht për të zgjidhur hallet e shqiptarëve.

E kështu, dje Rama ka vendosur që të bëhet një agjent punësimi, për të siguruar një vend pune për një të ri të talentuar, që kishte mbaruar shkollën jashtë vendit, por që në Shqipëri nuk po gjende dot një punë.

Një komentuese i shkruan Ramës në Facebook, për hallin e djalit të tij dhe më pas kryeministri i kundërpërgjigjet që ti shkruajë në email dhe ai vetë do të interesohet tek kompanitë private për ti siguruar një punë.

E kryeministri e ka bërë publik edhe emailin e tij: edirama@gmail.com, ku edhe ju lexues të nderuar mund ti shkruani që të zgjidhni hallet tuaja, gjithmonë nëse emailet do ti shikojë vetë Rama e jo ndonjë tjetër nga zyra e propagandës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here