“Hakmarrja për Drejtësi”, ja 17 krimet që akuzoheshin anëtarët e shpallur sot të pafajshëm

1
365

 

Gjykata e Apelit ka dhënë pafajësi sot për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.

Procesi ndaj kësaj bande të quajtur “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur 19 vjet dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykimeve e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.

Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti. Ai bashkë me 10 persona të tjerë kanë marrë dënime nga 5 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për disa krime të rënda.

Veç Orik Shytit, në organizatë kanë qenë edhe vëllai i tij Laerti, Altin Arapi dhe Gentian Caka të dënuar me burgim përjetë.

 

Duke iu referuar dosjes hetimore, bëhet fjalë për plot 17 krime, për të cilat shkallët e gjyqësorit, para Apelit të Krimeve të Rënda kanë dhënë edhe dënimet përkatëse, mes të cilave edhe burgime të përjetshme./bw

 

17 KRIMET E “HAKMARRJES PËR DREJTËSI”

29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë

13.04.1993– Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”­s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super­marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë

26.07.1996 – Vritet ish­drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here