Një ndeshje derbi në futboll, gjithmonë është e karakterizuar nga të papriturat, me të mirat dhe të këqijat e saj. Kjo e Rio de Zhanerios, ka tejkaluar çdo limit, pasi nuk bëhet fjalë për incidente, por për të vdekur e të plagosur mes dy kahëve të mbështetësëve.
Dje, pak orë para se të niste takimi mes Botafogo dhe Flamengo, sfida u parapri nga një luftë civile në rrugët e qytetit, në zonën pranë stadiumit e njohur si “Engehao”, që solli edhe vdekjen e një 28-vjeçari, raporton “The Sun”.
Sipas zëdhënësit të spitalit “Salgado Filho”, ku u dërgua me urgjencë i riu që më pas ndërroi jetë, edhe 7 persona të tjerë janë shtruar me plagë të ndryshme të marra nga goditjet me armë zjarri apo gjuajtjeve me thika.Nga incidentet para ndeshjes se djeshme mes Botafogo dhe Flamengo ne Rio de Zhaneiro.
Nga incidentet para ndeshjes se djeshme mes Botafogo dhe Flamengo ne Rio de Zhaneiro.
Sherri mes grupimeve ultra nisi gjatë pasdites, kur Prefektura dha “dritën jeshile” për zhvillimin e ndeshjes derbi edhe pse shumë agjentë policie nuk ishin në dispozicion për shkak të grevës. Por pamjet televizive treguan se orët para ndeshjes u kthyen në një lufte civile në zonat përreth stadiumit, me përleshje te dhunshme mes fansave.
Për të ruajtur qetësinë ishin vetëm 50 policë, ndërkohë që, zakonisht, për këtë sfidë numri i tyre shkon mbi 200 vetë. Madje edhe ata që ishin të pranishëm ishin policë bashkiakë, që kur panë rrëmujën u larguan me vrap nga frika.