Propozim i PS – së: Nuk do kandidojnë në 18 qershor, gjyqtarët që nuk kanë kaluar Vettingun

0
193

Partia Socialiste bëri ditën e sotme një propozim për kodin zgjedhor. Në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla bëri me dije propozimin e Partisë Socialiste. Sipas këtij propozimi, asnjë gjyqtar ose prokuror që nuk ka kaluar procesin e Vettingut nuk do të mund të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

“Propozimi që ne do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në kodin zgjedhor që parandalon përfshirjen në listën e kandidatëve të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk i janë nënshtruar procesit të vettingut, ose e kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, por procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar. Ky është një hap i rëndësishëm sepse sikurse Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar edhe ligjin për parandalimin e personave me rekorde kriminale që të përfshihen në procesin zgjedhor, kështu edhe gjyqtarë apo prokurorë që nuk kanë kaluar vettingun apo nuk e kanë përfunduar procesin e rivlerësimit nuk mund të përfshihen në listat zgjedhore,’ – u shpreh Balla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here