Shokon Dako me deklaratën e tij për projektin “Veliera”

0
220

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të zhvilluar ditën e sotme morën pjesë shumë figura të politikës shqiptare dhe mjaft media vendase.

Ky takim erdhi pas debatit të nisur që prej më shumë se një jave për projektin e Bashkisë Durrës, “Veliera”.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaroi se projekti është në përputhje të plotë me çdo standard që parashikon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu kryebashkiaku, Vangjush Dako e cilësoi “fat” nisjen e këtij projekti sepse pa të nuk do ishte bërë i mundur zbulimi i gjithë atyre aseteve kulturore.

 

Projekti është i hapur për të gjithë dhe çdokush mund ta shikojë realizimin e tij. Që prej datës 3 nëntor, ku edhe nisi plan-zbatimi i tij janë vendosur kamera për ta bërë transparent çdo gërmim në atë vend. Po ndjekim çdo rregull që imponohet nga zbatimi i legjislacionit për trashëgiminë kulturore”, shtoi Dako për pyetjen nëse po shkatërrohej trashëgimia disa mijëra vjeçare e qytetit bregdetar.

Por ka disa mospërputhje në deklaratat e Kumbaros dhe Dakos, sepse reagimi i gazetarëve, analistëve dhe qytetarëve të thjeshtë është i kundërt me ta.

Zbulimet e relikeve historike nga nëntoka e zonës ku po ndërtohet “Veliera” janë cilësuar e një rëndësie të madhe për historinë e vendit dhe arkeologjinë. Prandaj, zhvendosja e tyre, në rastin më të mirë, apo mbulimi i tyre me beton do ishte një katastrofë për kulturën e vendit.

Projekti “Veliera” shihet si masakër, sepse gërmimi i “rrënojave antike” nuk po bëhet nga specialistë të fushës por nga punëtorët e pastrimit dhe të ndërtimit, çka padyshim do sjellë dëmtimin e tyre.

Zona pranë Torrës Veneciane, Durrës, është zonë arkeologjike dhe ndërtimi në një zonë të tillë është i ndaluar me ligj. Pra, Dako e dinte një gjë të tillë dhe sërish vazhdoi planin për shkatërrimin e tij. Është shkatërrim sepse strukturat prej betoni 3 metra mbi muret dhe objektet historike padyshim që janë një dëm i pakthyeshëm.

Por në deklaratën e sotme të dy, Dako i ndihmuar edhe nga “specialistja e fushës” Kumbaro ishin stoikë dhe të palëkundur në vendimin për të vazhduar “punimet” në këtë zonë.

Rezistenca qytetare nuk piu ujë në këtë rast dhe ndoshta thjesht mbetet për të parë se ku do akomodohen objektet me rëndësi historike dhe kulturore, gjithnjë nëse do akomodohen dhe nuk do shkatërrohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here