Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, nga ku raportohet se një i ri është asfiksuar. Burimet zyrtare të policisë thonë, se ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 02:30, në katin e pestë të godinës 22.
Po sipas policisë raportohet se pasojë e rënies së zjarrit ka qenë një ngrohëse e lënë ndezur. Kjo ngrohëse ka qenë shkak i marrjes flakë të një shtrati nga i cili është përhapur brenda dhomës.
Si pasojë e tymit është asfiksuar studenti 20-vjeçar Rei E., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe zjarrfikësit po hetojnë për të zbuluar shkaqet e plota të rënies së këtij zjarri.