10 personazhet historike më të kërkuar në internet dhe më të lexuar

0
321

1.Në vendin e parë në listën me dhjetë personat më të famshëm të cilët kërkohen më së shumti në internet është Jezu Krishti. Numri i librave për të është i pallogaritshëm. Sipas një vlerësimi të bërë nga vetë “Google”, librat e shkruar gjatë gjithë historisë së njerëzimit janë 129 864 880 dhe se rreth 40% e tyre flasin për Jezu Krishtin.

  1. Në vendin e dytë renditet profeti Muhamed me mbi 13 600 000 kërkime në muaj dhe me një numër librash aq të lartë sa është i pallogaritshëm. Ndërkohë, emri Muhamed është më i përhapuri në të gjithë botën. Llogariten më shumë se 200 milionë persona të cilët mbajnë këtë emër. Gjithsesi, duke marrë parasysh rëndesinë e tij, kjo gjë nuk na habit shume. Kurioziteti qëndron te fakti se, ai është personi më i famshëm i historisë, pavarësisht se besimi Islam e ndal në një farë menyrë këtë përfaqësim.
  2. Ju kujtohet Abrahami, profeti që Zoti i kërkoi të sakrifikonte djalin e tij të vetëm si provë e vërtetë e besimit në të? I njohur nga të krishteret, hebrenjtë dhe myslimanet, nuk është e çuditshme që ai të fitoje “medaljen e bronzit”: vetëm në një muaj ai kërkohet në “Google” plot 9 500 000 herë, ndërsa librat që flasin për të janë 2 milionë.
  3. Moisiu, themeluesi i një pjesë të madhe të traditës hebraike, renditet i katërti në bazë të numrit të kërkimeve në muaj në “Google”, ku llogariten më shumë se 2.7 milionë të tilla, ndërsa librat për të janë 8 milionë.
  4. Sidarta Gautama, i njohur më vonë si Buda, në moshën 35-vjeçare u përfshi botërisht në kauzën e paqes dhe të eliminimit të dhembjeve njerëzore. “Google” regjistron më shumë se 4 milione klikime në një muaj dhe deri më tani për të janë shkruar plotë 7 milionë libra.
  5. Paolo di Tarso ka meritën se ka rritur në mënyrë eksponenciale, përhapjen e kristianizmit përmes 13 letrave të tij të famshme. Gjëja e habitshme është se Paolo di Tarso është më i njohur se 12 apostujt e marrë veçmas dhe i vetmi Papë që mund t’i bejë konkurrencë është Pietro.
  6. Adolf Hitler gjendet në vëndin e shtatë të klasifikimit; megjithatë, pozicioni i tij nuk është absolut. Diktatori nazist, në fakt, është nominuar së bashku me personazhet më të këqij dhe të ligë të asaj kohe, si Stalini, Luciferi dhe “Djalli”, ndërsa ai është personazhi i vetëm i kësaj liste, i cili i përket si shekullit XX ashtu edhe atij XI.
  7. Numri i herëve që Shakespeare kërkohet në “Google” çdo muaj është 4,7 milionë, ndërsa për të janë shkruar rreth 1 milionë libra. Por ajo që ndoshta jo të gjithë e dinë, është se 50% e fjalëve të përdorura në anglishten e zakonshme, vijnë nga “King James Bible”, ndërsa një pjesë tjetër prej 30% i atribuohet këtij poeti të madh! Për më tepër, Egil Aarvik, që është pjesë e komisionit që japin çmimet “Nobel”, ka thënë se, në qoftë se Shakespeare do të kishte jetuar në shekullin e njëzetë, me siguri ai do të fitonte më shumë se një çmim “Nobel”.
  8. Leonardo da Vinci i madh kishte shumë aftësi: ai ishte arkitekt, shpikës, piktor, matematikan, gjeolog, një ekspert në anatomi, skulptor, botanik, hartograf, muzikant dhe shkrimtar. Kush mund të bëjë më shumë se kaq gjëra sa ai?
  9. Vendi i dhjetë i klasifikimit është vënë në dyshim mes Ajnshtajnit dhe Njutonit. I pari klikohet rreth 6.1 milionë herë në muaj në “Google”, përkundër një milion kërkimeve në muaj për Njutonin, por librat e shkruar për këtë të fundit, duket se janë më të shumtë në raport me ata për Ajnshtajnin: plot 400 000. Për më tepër, ekzistenca e Njutonit është absolutisht thelbesore: llogaritet se ende 95% e mekanikes klasike, bazohet ne teorite e tij. Numri i kërkimeve në “Google” për të shkon më shumë se 4 milionë në një muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here