Këto vende kanë përjetuar shumë gjëra dhe kanë qenë dëshmitare të shumë ngjarjeve gjatë historisë së tyre. Të ngritjeve dhe lulëzimit dhe të luftërave, një rritje e madhe dhe një rënie drastike, shkruan standard.al. Në ditët e sotme disa prej tyre janë zhdukur dhe disa prej tyre është e vështirë të gjenden në hartë., ndërkohë që disa të tjera konsiderohen të jenë ndër vendet më influencuese në botë. Lista e mëposhtme rendit 20 vendet me historinë më të vjetër në botë.
20 – Varanasi, Indi
I gjendur në pjesën perëndimore të Varanasi Ganges, ky konsiderohet si qyteti i shenjtë i Hindëve dhe Budistëve. Sipas legjendave, ky vend u themelua nga Deiti Shiva rreth 5000 vite më parë, edhe pse shkencëtarët bashkëkohorë argumentojnë se që nga momenti i krijimit të këtij qyteti kanë kaluar vetëm 3000 vjet.
19 – Cadiz, Spanjë
Cadiz është themeluar nga foenikanët si një port i vogël tregtar, që më pas ra nën sundimin e kartagjenasve rreth vitit 500 para Krishtit. Pas sundimit të këtij vendi nga romakët, në shek XVIII ky qytet u bë pjesë e shtetit spanjoll.
18 – Tebë, Greqi
Në periudhën antike, ishte një fshat i vogël që konsiderohej si “rivali” i Athinës. Ky vend i vogël rrethohej nga një mur i madh me shtatë porta, një pengesë e madhe për armiqtë. Teba e humbi pushtetin e saj gradualisht dhe rreth vitit 150 para Krishtit ajo u pushtua nga romakët.
17 – Larnaca, Qipro
I ndodhur në bregun juglindor të Kitiumit, ai njihet si Larnaca – qyteti më i vjetër në Qipro. Fillesat e këtij qyteti datojnë në shek XIII para Krishtit, kur grekët që jetonin në këtë rajon merreshin me tregti bakri. Në ditët e sotme, vizitorët që vijnë në këtë vend tërhiqen jo vetëm nga bukuritë arkeologjike të tij, por dhe nga plazhet që ai ka.
16 – Athina, Greqi
I konsideruar si djepi i civilizimit perëndimor dhe vendi i lindjes së demokracisë, kryeqyteti i Greqisë, Athina është ende një nga qytetet me influencën më të madhe në botë. Për shkak të monumenteve të ndryshme greke, romake, bizantine dhe otomane që gjenden ende në Athinë, ajo ofron një nga destinacionet më të famshme kulturore për vizitorët e shumtë që zgjedhin të shkojnë atje.
15 – Balkh, Afganistan
Për grekët ky qytet njihet me emrin Baktria, ndërkohë që arabët e quajnë atë “nënën e qyteteve”. Qyteti i Balkh mendohet se i ka fillesat e tij në periudhën ndërmjet viteve 2500 dhe 1900 para Krishtit, dhe ekzistoi deri në lindjen e perandorisë persiane. Balkhu në ditët e sotme njihet kryesisht si një qendër kryesore e prodhimit të pambukut në rajon.
14 – Kirkuk, Irak
I ndodhur në veri të Bagdadit, qyteti shtrihet në sitin antik të Arrafës, dhe zë një pozicion mjaft strategjik. Në Kirkuk, rrënojat e një qytetërimi 5000 vjeçar ende ekzistojnë dhe janë të një rëndësie të madhe për vendin. Në ditët e sotme qyteti është një nga kryeqendrat e industrisë së naftës në Irak.
13 – Erbil, Irak
Në veri të Kirkukit, shtrihet Erbil, një zonë e pushtuar në vazhdimësi dhe në kohë të ndryshme nga asirianët, persët, arabët dhe turqit. Pavarësisht shkatërrimeve që kanë ndodhur në qytet për shkak të pushtimeve, ende mund të shihet kalaja e vjetër, 26 metra e gjatë, e cila shfaqet në horizont si një nga pjesët më të bukura të tij.
12 – Tyr, Liban
Vendlindja legjendare e bukurisë Europiane, Tyr, sipas Herodotit, u themelua në 2750 para Krishtit. Në shek IV para Krishtit ai u pushtua nga Aleksandri i Madh dhe më vonë u shndërrua në provincë romake. Në ditët e sotme, burimi kryesor i të ardhurave për këtë qytet është turizmi. Tyri listohet si një nga sitet që është nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.
11 – Jeruzalem
Qyteti i shenjtë për kristianët dhe muslimanët, qendra shpirtërore për hebrenjtë, ky qytet është sulmuar 23 herë, është pushtuar 44 herë dhe është shkatërruar vetëm dy herë. Kisha e varrit të shenjtë, Kupola e Gurtë, janë objektet fetare që për shekuj me radhë kanë tërhequr pelegrinët dhe turistët nga e gjithë bota.
10 – Beirut, Liban
Kryeqyteti i Libanit ende në ditët e sotme mbetet një qendër e madhe kulturore, administrative dhe ekonomike. Në sajë të gërmimeve arkeologjike që janë bërë në qytet, mund të shihen monumentet e periudhës fenikase, helenistike, romake, arabe dhe otomane. Pas luftës civile në Liban, qyteti mundi të bëhej një pikë turistike dhe e aksesueshme nga turistët.
9 – Gaziantep, Turqi
Në pjesën jugore të Turqisë në Anatolia, në afërsi të kufirit me Sirinë, është një qytet historia e të cilit fillon në kohët antike. Ndërmjet shumë monumenteve tërheqëse, mund të përmendet kalaja bizantine Ravanduz dhe mozaikët romakë të ndërtuar në shek VI.
8 – Plovdiv, Bullgari
Qyteti i dytë më i madh i Bullgarisë, është në të vërtetë një krijim i foenikëve, që më vonë u bë një qytet kryesor për perandorinë romake. Shpejt pas kësaj, ai u bë pjesë e perandorisë bizantine dhe më pas asaj otomanem,shkruan standard.al. Udhëtarët zakonisht vizitojnë amfiteatrin romak. Në Rusi, Plovdiv është i njohur në sajë të statujës së “Alojshës” – memorial i shtarëve sovjet, i ndërtuar në një nga kodrat pranë qytetit.
7 – Saida, Liban
Afërsisht 25 kilometra në jug të Beirutit ndodhet një qytetet më të rëndësishme dhe ndoshta më të vjetra të fenikasve. Ai shërbente si një lloj baze nga e cila Fenikasi filloi të udhëhiqte dhe drejtonte Mesdheun. Në 333 para Krishtit, Aleksandri i Maqedonisë pushtoi qytetin.
6 – Fajum, Egjipt
E rrethuar në të gjitha anët nga shkretëtira e Libanit, Fajum ndodhet në pjesën jug perëndimore të Kajros. Dikur ai ishte pjesë e Krokodilopolis – qytet antik egjiptian, banorët e të cilit adhuronin krokodilin. Në oazet e Fajumit janë gjetur portrete unike funeralesh, që zëvendësonin maskën tradicionale që mbulonte fytyrat e mumjeve. 23 prej tyre mund të shihen në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura të quajtur A. S. Pushkin në Moskë.
5 – Susa, Iran
Në kohët antike, Susa njihej si kryeqyteti i shtetit të Elamit. Ai përmendej në tekstet antike sumeriane dhe në Testamentin e Vjetër. Ky qytet fillimisht ishte vendi i Elamitëve dhe më pas i mbretërve persë. Që atëherë, Susa ka kaluar në duart e sundimtarëve të shumtë dhe në ditët e sotme është shndërruar në një fshat të vogël me një popullsi prej 65 mijë banorësh.
4 – Damask, Siri
Sipas disa të dhënave, Damasku, ndoshta, është qyteti më i vjetër në botë në të cilin kanë jetuar njerëzit 10 mijë vjet para Krishtit. Në këtë vend u kryen ndërtime dhe punime të shumta kanalizimesh, dhe ende në ditët e sotme është një nga qytetet me sistemet më modern të furnizimit me ujë.
3 – Alepo, Siri
Në ditët e sotme, Alepo është qyteti më i populluar i Sirisë: në të banojnë rreth 4.4 milion banorë. Në periudha të ndryshme, qyteti është sunduar nga Hitët, Asirianët, Grekët, dhe Persët. Më vonë ai është pushtuar na Romakët, Bizantinët, Arabët, dhe më pas ra nën pushtimin e Mongolëve dhe Turqve.
2 – Jbeil, Liban
I themeluar nga Fenikasit si Hebe, Byblos e mori emrin nga grekët. Në Byblos, tempujt e fenikasve, qyteti dhe kështjella e ndërtuar në shek XII janë objektet më me vlerë që mund të shihen në këtë rajon.
1 – Xheriko, territori palestinez
Jericho – qyteti më i vjetër në botë prej të cilit njerëzit nuk largohen. Ndodhet në pjesën perëndimore të lumit Jordan, në veri të shkretëtirës Judean. Arkeologët kanë zbuluar se në këtë vend kanë qenë ndërtuar 20 vendbanime, më i vjetri prej të cilëve është 11 mijë vjeçar./standard.al