5 ushqime të shëndetshme kundër dhimbjes së kokës

0
206

Gjërat që mund të shkaktojnë kokëdhembje janë të panumërta, duke përfshirë ndryshimin e motit, erëra të forta, humbje gjumi dhe disa ushqime apo pije. Kur heq dorë nga ushqimet që mund të shkaktojnë migrenë dhe i ha ato ushqime që ndihmojnë në parandalimin e dhimbjes së kokës, mund të ju ndihmojë në lidhje me problemin tuaj.

  1. Fruta, Perime dhe Legume

Frutat, perimet dhe legumet përmbajnë estrogjen bimor i cili ul efektet negative që  shkakton estrogjeni të cilin e prodhon trupi ynë në mënyrë natyrale. Kjo mund të jetë posaçërisht me interes për gratë që vuajnë nga migrena gjatë periodave. Fibrat në këto ushqime të shëndetshme heqin estrogjenin e tepërt që prodhon trupi dhe zhdukin kokëdhembjen.

  1. Peshqit

Salmonët dhe peshqit e tjerë me shumë yndyrë mund të ndihmojnë me migrenën gjithashtu. Këta peshq janë të pasur me acidet yndyrore omega-3. Disa studime në këto komponente anti-inflamatore treguan se kur mirren në formë suplementi, ato ulin shpeshtësinë e migrenës në disa njerëz.

  1. Kafja

Edhe pse kafeina mund të shkaktojë dhimbje koke tek disa njerëz, kur migrena godet, disa filxhanë kafeje do ndihmonin në lehtësimin e dhimbjes së kokës. Kafeina gjithashtu ndihmon në tkurrjen e enëve te fryra të gjakut në tru, prandaj është component kryesor në barërat kundër migrenës.

  1. Xhenxhefili

Studimet tregojnë se kjo bimë përmban disa komponentë të fortë që janë të ngjashëm me ato komponentë që gjenden në barëra anti-inflamatorë. Mund të punojë kundër migrenës duke bllokuar substanca inflamatore të ndryshme.

  1. Ushqime të pasura me magnez

Drithërat, fasulet, dhe perime me gjethe dhe ngjyrë jeshile të mbyllur janë të gjitha të larta në magnez, komponent ky i cili mungon te shumica e njerëzve që kanë migrenë. Nivelet e ulëta të magnezin thuhet se e bëjnë trurin edhe më të ndjeshëm ndaj migrenës.

 

 

 

.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here