Dy fakte historike, që nuk janë të vërteta por janë thënë si të tilla

0
300

Kristofor Kolombi ishte i pari që zbuloi Amerikën

Zbulimi i kontinentit amerikan nga Kolombi ka kohë që përdoret  si fakt historik kur bëhet fjalë për shkeljen në kontinentin e largët. Por e vërteta është krejt tjetër pasi vikingët kanë qenë në Amerikë shumë përpara Kolombit. Vikingët e kanë zbuluar amerikën shekuj përpara madje kanë ndërtuar edhe fshatë të vegjël në “Botën e Re”. Për më tepër që Kolombi nuk ka shkelur kurrë në atë që sot njihet si SHBA duke qenë se e ka kaluar kohën më të madhe në 14Karaibe dhe në ishujt e Amerikës Qendrore.

 

Hitleri erdhi në pushtet me forcë

Shumë njerëz edhe sot e kësaj dite janë të bindur se nazistët erdhën në pushtet duke përdorur forcën por ky fakt është shumë larg së vërtetës. Ata e morën drejtimin e vendit nëpërmjet zgjedhjeve të të lira dhe të ndershme. Por pas zgjedhjes si Kancelar nëpërmjet zgjedhjeve Hitleri e shkatërroi procesin deri atëherë demokratik duke marrë të gjitha pushtetet nën zotërimin e tij dhe duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha partitë e tjera politike. Edhe pse erdhi në pushtet me anë të votës së lirë, Hitleri, nuk zhvilloi më pas asnjëherë zgjedhje./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here