Policia Ruse ka bërë një zbullimrrënqethës në një laborator të braktisur nëtë patologjisë në Siberinë perëndimore. Njëstudent i mjekësisë gjeti një ndërtesë të braktisur, ku kishte shumë kavanoza me organe njerëzore, me eshtra dhe me kufoma të thara. Dëshmitë flasin se kjo ndërtesë ishte funksionale deri në vitin 2012.
Georgy Grigorchuk, studenti, i cili bëri zbulimin drithërues, thotë se kishte dëgjuar për këtë vend nga kolegët e tij, studentë. Ai thotë se kishte shkuar në këtë vend nga kureshtja e tij, si student i mjekësisë.
Në këtë ndërtesë janë gjetur edhe shumë libra mjekësorë, të shpërndarë gjithandej nëpër dysheme. Kafkat dhe shishet e plastikës, me inde të ndryshme, kanë mbledhur shtresa të trasha të pluhurit. Në sy bie sidomos një skelet, i cili mund të jetë skeleti i ndonjë fëmije me deformime, por sipas “miqve tanë, ithtarë të UFO-ve”, mund të jetë edhe skeleti i një alieni, varësisht si i merrni gjërat. Nuk dihet pse u lanë kaq shumë ekzemplarë në këtë vend, pasi që instituti i patologjisë u zhvendos gjetiu