Çmenduri kioskash “me biografi të mirë”, 7 copë në vetëm 300 metra rrugë (FOTO)

0
210

“4 kioska në 1 kryqëzim. 7 kioska në 300 metra rrugë”. Kjo është panorama e Tiranës që po ndërton Erion Veliaj shkruan Jamarbër Malltezit.

“Çmenduri kioskash “me biografi te mire” ne Tirane!!! Veç 300 metra eshte nga lodrat e rruges se Elbasanit e deri tek kryqezimi i Partizanit te panjohur dhe kane mbire 7 kioska te reja! Ata qe per zenie hapesire publike arrestojne hallexhinjte me 1 arke presh dhe sekuestrojne rrushin, kane zaptuar token e Pronareve denbabaden per te ngrit monopolin e kioskave per interes te xhepit vetjak. Tek lodrat e rr. Elbasanit jane ngrit 2 kioska, tek kryqezimi i rr. Elbasanit me Lanën ka prapë 2 kioska ne secilen ane te lanes, pak me siper prane qendres Toptani prape nje e madhe, prape nje tjeter tek partizani i panjohur dhe e shtata tek kryqezimi!!! Cmenduri, babezi, dhune ndaj siperfaqeve publike dhe pronave private per te vjedhur me leje ca qerratallare me biografi te mire. Turp dhe trishtim!” – shkruan Malltezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here