E Fundit/ Policia shpall në kërkim dy vëllezër nga Tropoja, pjesëtarë në grabitjen e Rinasit

0
175

Banda e grabitësve të 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar nuk ka qenë e përbërë prej 6 por prej 8 grabitësish.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Balkanweb” nga gazetari Artan Hoxha, i cili i referohet burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës.

Siç raporton gazetari Hoxha përveç Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Nikaj (Murataj), Policia e Tiranës ka shpallur sëfundmi në kërkim edhe dy vëllezër nga Tropoja, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Gazetari Artan Hoxha raporton se dy tropojanët janë pikërisht nipat e Admir Murataj (djemtë e motrës).

Mësohet se janë pikërisht ata që furnizonin bandën me makina të vjedhur në Kosovë, të cilat pas modifikimeve i viheshin në dispozicion grupit për të kryer grabitjet e bankave.

Kësisoj numri i personave të shpallur në kërkim nga Policia për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve të BKT-së në Qafë-Kashar, shkon nga 2 në 4.

Është mësuar se tashmë operacioni “Patriot” i policisë është përqëndruar kryesisht në Dibër dhe Tropojë ku mendohet se fshihet pikërsisht “truri” i bandës, Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Murataj si edhe dy vëllezërit nga Tropoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here