Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një gjimnazin ‘Ali Myftiu’ në Elbasan. Një 17-vjeçar ka humbur jetën gjatë tentativës të kapërcimit të murit rrethues të shkollës ku mësonte.
Burime të policisë bëjnë me dije se 17-vjeçari me iniciale L.S ka rënë me kokë nga muri rrethues i shkollës në tentativë për të dalë jashtë.
Mësohet se fillimisht të riut i ka rënë të fikët, por ka mbërritur i pajetë në urgjencën e Elbasanit.