Shpejtësia e përgatitjes dhe shija e përsosur do t’ju befasojnë menjëherë!
Për 2 minuta
E thjeshtë
Për një person
PËRBËRËSIT:
2 banane
200 gr mjedra (apo pemë të tjera sipas dëshirës).
- Bananet e ftohura mirë grini në rrathë të vegjël dhe futni në blender, shtoni mjedrat e ftohura dhe përzieni.
- Përbërjen e krijuar nxirreni në gota për akullore dhe sipas dëshirës zbukuroni me gjethe të freskëta mente, shurup mjedre dhe me fruta arrore të grira imët.
Kjo është e gjitha! Ju bëftë mirë!