Zhduken 12 mijë persona brenda vitit, kanë një të përbashkët

0
389

15Një numër rekord personazh që vuajnë nga dementia u zhdukën vitin e shkuar në Japoni. Sipas autoriteteve atje, bëhet fjalë për më shumë se 12 mijë veta, të cilët u raportuan të zhdukur.

Sipas agjencisë kombëtare të policisë në vend, 12.208 persona me dementia u raportuan të zhdukur në 2015 – ën, një rritje me 13 përqind në krahasim me një vit më parë.

Pjesa më e madhe prej tyre u gjetën brenda javës, 479 prej të cilëve u gjetën të vdekur, ndërsa 150 rezultojnë ende të zhdukur.

Qeveria japoneze nisi të mblidhte të dhëna mbi personat e zhdukur që vuanin nga dementia në 2012 – ën. Në vend përllogariten të jetë rreth 4.62 milionë të tillë, një numër që pritet të shkojë deri në 7 milionë deri në 2025 –ën./tvklan