Pas dorëheqjes së Alket Hysenit si drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave, vjen një tjetër dorëheqje e bujshme në prag të nisjes së vettingut për reformën në drejtësi.
Arben Seferi është larguar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, duke thënë se është etiketuar si person i njëanshëm politikisht për procesin e vettingut, ku DSIK ka një rol të rëndësishëm.
Largimi i Drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të klasifikuar, Arben Seferi erdhen me argumentin se ato janë sulmuar vazhdimisht nga opozita si njerëz të afërt të Kryeministrit. Por realisht sa mban kjo arsyeje?
Ne fakt “dora” qe ka ndikuar tek kryeministri per ti kerkuar “punonjesve” te tij doreheqejn nga detyra shkon eprtej rangjeve te vendit. Burime te sigurta prane paleve politike kane bere te ditur se shqetesimet e opozites per drejtorat politike te “vettingut” jane ndjere edhe ne Bruksel edhe me tej. Dhe sipas gjasave kane qene keto zera te jashtem qe detyruan drejtoret e Rames te japin doreheqjen ne postet e tyre.