Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon” në Vjenë ka bërë thirrje për integrimin e Ballkanit, si një mënyrë për të rritur sigurinë. Meta theksoi nga Vjena se BE nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lagje.
“BE mos ta shohë Ballkanin si një lagje. Ballkani duhet të jetë një rajon të integruar në BE. Shqipëria mbështet plotësisht 3 prioritetet kyçe të Kryesisë Austriake të OSBE-së. Në situatën aktuale të sigurisë, e domosdoshme anëtarësimi i të gjithë Ballkanin. Dera e integrimit të mbetet e hapur për të gjithë rajonin”, deklaroi kreu i Kuvendit.
Ai tha më tej se nisma e Procesit të Berlinit rigjallëroi lidhjet mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së
“Ne jemi me fat që Austria i kupton tërësisht përfitimet pozitive të një axhende europiane në rajonin tonë. Shqipëria po bën pjesën e saj për të rritur standardet e qeverisjes dhe të tregojmë rezultate konkrete partnerëve tanë evropianë. Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Shqipëria është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend”, tha Meta.
Kryeparlamentari theksoi se reforma vendimtare dhe historike në drejtësi do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë duke shprehur besimin se do riorganizojë për mirë.
“Kjo reformë kushtetuese historike do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm”, tha Kreu i Kuvendit Ilir Meta.