Në fjalën e tij në Parlament, deputeti Ben Blushi iu rikthye grevës së Zharrëzit duke theksuar se ata po vdesin, për shkak të mosndërhyrjes së qeverisë. Blushi theksoi se ëhstë kompania Banker Petrolium që po prish shtëpitë e tyre dhe po u përmbyt tokat.
“E kam amanet nga disa banorë tu bëj me dije se tani që flasim disa prej tyre janë duke vdekur. Kanë një javë në grevë urie dhe minimailsht dy ditë grevë uji. Fola javën e kaluar për nevojën që qeveria të negociojë me banorët e Zharrëzit, që kompania Bankers u prish shtëpitë dhe u përmbyt tokat,u fut kancer në gjak. Ata janë duke vdekur,” – u shpreh Blushi.
Kryetari i LIBRA – s, duke u ndalur tek pretendimi i KQZ – së për të përjashtuar LIBRA- n nga gara e 18 – qershorit e cilësoi këtë një vendim personal të KQZ, të dalë nga zyrat e Rilindjes. Blushi akuzoi qeverinë se ka ndërhyrë në ndryshimin e kodit zgjedhor për të shmangur kandidatët.
“Ne po shkojmë në zgjedhje dhe KQZ kanë filluar që sot të denatyrojë procesin zgjedhor. 6 muaj më parë, pas një beteje brenda partisë ku ishim për 20 vjet ne vendosëm të largoheshim për shkak se mbron Bankera, për shkak se mbron korrupsionin, për shkak se mbron Elvis Roshin, për shkak se vodhi votat brenda partisë, ne krijuam LIBRA-n. U regjistruam si gjithë të tjerët në zgjedhje. Denar Biba, kryetari i tenderave në qeverinë e Rilindjes vendos të ndryshojë kodin zgjedhor e cila parashikon se çdo parti që ka një mandat deputeti mund të shkojë në zgjedhje pa siguruar 8000 firma. Pse u bë kjo, për të djegur LIBRA – n. Vendim i personalizuar për të djegur një parti. Kush politikë e mbron faktin që një parti rrezikon të përjashtohet nga zgjedhjet. Pse shkelet kodi zgjedhor?Denar Biba Duhet ta kishte emrin Krenar Biba. Kjo është njësoj si kur isha në PS që ndërroj çdo natë statuti i PS- së. Jam krenar që jam bibë, thotë Denar Biba.
Këta janë njerëz që vodhën Shqipërinë në 4 vite dhe duan të ndryshojnë kodin për të shmangur kandidatët. Është e papranueshme, Tërhiqeni atë udhëzimin që ka dalë nga zyrat e Rilindjes. Kjo është e papranueshme,” deklaroi kreu i LIBRA – s.