Banorët e Darëzezës, Hoxharës dhe Levanit në qytetitin e Fierit janë ngritur sot në protestë, pasi nuk kanë marë dëmshpërblimin për përmbytjet që kanë ndodhur në vitin 2015.
Banorët shprehen se nga përmbytja u janë shkaktuar dëme të madhe dhe ata ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.
“Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim. Kemi pësuar dëme të mëdha nga përmbytja”, thonë njëzëri banorët.