E gjeti në kafe me një të panjohur, i riu rreh motrën në mes të rrugës (VIDEO)

0
271

Një sherr ka ndodhur në mes të Kombinatit, në stacionin e autobusëve që ndodhet pranë sheshit Garibaldi.

Siç duket nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ, disa përsona të komunitetit rom janë zënë me njëri-tjetrit, ndërsa dëgjohen edhe të qarat e një fëmijë që thërret herë pas here “O ma”.

Një grua është konfliktuar fillimisht me një djalë rreth të tridhjetave, ndërsa më pas vijnë edhe dy persona të tjera. Mendohet se shkak është bërë fakti që gruaja, e ëma e vajzës me triko bojëqiell, ka kapur “mat” të bijën duke pirë kafe me personin me stekë në dorë. Më pas vjen vëllai i saj, i cili e dhunon atë në sy të vajzës së saj. Vogëlushja e tmerruar nga ajo që sheh, qan me ngashërim kur daja i saj i përplas të ëmën me forcë në tokë.

Raportuesi shprehet se kishte të paktën 10 minuta që vazhdonte sherri mes tyre, ndërsa policia nuk u duk në asnjë moment. Madje në pamje duket momenti kur një prej personave i konfliktuar (ai që u gjet në kafe me vajzën) telefonon policinë, por dhuna degjeneron më keq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here