E pazakontë/ Po shkonte në Romë të kthente Papa Franceskun në mysliman, arrestohet shqiptari

0
268

Mund të quhet një histori gati e pabesueshme ajo e një shqiptari 22 vjeçar rezident në Itali, i cili u arrestua tre ditë më parë në një kishë, ndërsa u kërkonte besimtarëve katolikë të ktheheshin në fenë myslimane, pasi ajo ishte feja e vërtetë. Por ajo që ka qenë edhe më befasuese ka qenë deklarata e dhënë prej tij përballë karabinierëve, ku është shprehur se ishte nisur për në Vatikan për të takuar Papa Franceskun, për ta bindur për tu kthyer në mysliman.

Shqiptari, banues në Riccione, u arrestua fillimisht 26 shtatorin e kaluar gjatë një përplasje verbale me policinë, ku nuk pranonte të tregonte dokumentet, duke u ulëritur karabinierëve; “Jam i ISIS, nuk ua jap dokumentet”. I arrestuar për rezistencë, edhe përpara gjykatësve i riu ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se është anëtar i Shtetit Islamik, ku iu dha masa paraprake fillimisht nga paraburgim në arrest shtëpiak.  Në fillim të shkurtit megjithatë, 22 vjeçari ishte larguar nga shtëpia për tu shfaqur fillimisht në provincën e Peruxhias.

Shqiptari, u shfaq në Madonna dei Bagni duke ngacmuar besimtarët që po hynin në kishë.

Ku djali, u kërkonte besimtarëve katolikë të shkonin në xhami aty ku ishte Zoti i vërtetë.

Të frikësuar nga situata, besimtarët kanë thirrur karabinierët, që kanë kapur në flagrancë 22 vjeçarin.Pasi është dërguar në kazermë, I riu ka pranuar se e kishte thyer arrestin shtëpiak pasi ishte nisur për në Romë për të takuar Papa Franceskun për ta bindur të kthehet në fenë islame. / Opinion.al D.L

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here