Sekuestrohen mbi 1 ton drogë në Kakavijë. Pala greke ka bllokuar në doganë një kamion me targa shqiptare, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar me vrap nga vendngjarja.
Ai ka tentuar të kalojë në tokën shqiptare, ndërsa konfirmohet se ka hyrë në territorin tonë. Sakaq, policia është vënë në ndjekje të tij.
Deri më tani nuk jepen detaje në lidhje me identitetin e drejtuesit të kamionit, ndërsa kjo nuk është hera e parë kur trafikantët braktisin mjetet me ngarkesa droge.