Ata u ritakuan pas shumë vitesh dhe ky takim ndezi pasionin dhe i bëri të dashuroheshin. Ajo u fiksua shumë pas tij dhe ndihej e dobët para dashurisë dhe dëshirës që ndjente, ndërsa ai i kërkoi që të bënin seks tresh me një femër tjetër.
Nuk mjaftoi vetëm kjo, vajza zbuloi se ai e kishte mashtruar… ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”, duke i kërkuar ndihmë për të bërë zgjidhjen dhe për të marrë vendimin e duhur.
“E njihja qëkur isha adoleshente, por më pas u shkëputem dhe nuk mësova kurrë për të. Para disa muajsh një miku im më ftoi në një festë që do të organizonte, dhe aty e ritakova sërish. Unë tani jam 28 vjeçe ndërsa ai është 35. Sapo u takuam filluam të flisnim gjatë, dhe drejt fundit të festës shkuam në makinën e tij dhe përfunduam duke bërë seks.
Ishte një emocion i veçantë dhe seksi me të ishte fantastik. Vazhduam të takoheshim rregullisht, dhe dalë nga dalë rashë në dashuri me të. Por pas dy muajsh, kur jeta jonë seksuale ishte në kulmin e saj, ai më rrëfeu se i pëlqente shumë që partnerja e tij të ishte biseksuale dhe të bënim seks tresh, duke marrë dhe një vajzë tjetër me ne. Dëshira dhe kërkesa e tij më lanë të shokuar. Në fillim as që e mendoja, por kur fillova ta gjykoja me qetësi u kujtova se dikur kisha pasur një eksperiencë seksuale me një vajzë, dhe nuk ishte dhe aq keq. Sapo fillova të mendoja se mund t’ia realizoj këtë dëshirë, edhe pse vetë nuk dëshiroja por doja t’i bëja qefin atij, zbulova se ishte i martuar.
U ndjeva e shkatërruar… ai më tha se martesa e tij nuk ishte si gjithë të tjerat dhe se ai nuk ndjente asgjë për të shoqen. Madje më tha se ata kishin kohë që nuk bënin seks, por… ai vazhdon të qëndrojë më të. Nuk di se çfarë të bëj, çfarë vendimi duhet të marr?!”
Përgjigjja e psikologes
“Ai është nga ata tipat që u pëlqen të luajnë me femrat, të kenë disa dhe të rrezikojnë me to.
Është e qartë që në fund të kësaj historie, nëse dikush do të lëndohet, ai person je ti. Mendo me qetësi dhe vendos për jetën tënde me maturi. Unë të këshilloj që të shkëputesh prej tij dhe të rifillosh sërish jetën tënde me një person që është i denjë dhe të meriton”.