Bordi i ONM, kush e ka keqinformuar komisionerin Hahn?

0
278

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn i është përgjigjur shqetësimit të Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili se Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorit është antikushtetues. Komisioneri Hahn thotë se funksionimi i këtij Bordi është në përputhje me kushtetutën duke iu referuar Aneksit B të saj, ku përcaktohet ngritja dhe funksionimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Kushtetuta e Shqipërisë qartësisht përcakton se ONM pritet të “mbështesë procesin e rivlerësimit duke monitoruar dhe mbikëqyrur të gjithë procesin e rivlerësimit” dhe “duhet të udhëhiqet nga Komisioni Europian”. Në fakt, një Drejtor nga Komisioni Europian po udhëheq bordin. Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se ONM përfshin partnerë në kuadrin e procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit Euro-Atlantik. Këta partnerë kanë përfaqësues në bord.

Por ndryshe nga Komisioneri Hahn ministri i Drejtësisë Petrit Vaslili thotë se për krijimin e ndonjë bordi për ONM nuk flitet asnjë fjalë as në aneksin e kushtetutës as në kushtetutë dhe as në ligj. Në aneksin B të Kushtetutës që i referohet Komisioneri flitet vetëm për Operacionin ndërkombëtar dhe jo për Bordin. Në aneksin B vërtet flitet për përfshirje të ndërkombëtarëve, por në pikën 2 thuhet që ky bashkëpunim i ushtron detyrat e veta sipas marrëveshjeve ndërkombëtare çka do të thotë që çdo marrëveshje që mund të lidhë qeveria shqiptare me Bashkimin Europian duhet të kalojë në parlament.

Komisionieri Hahn thotë se ka një kërkesë nga qeveria shqiptare për mbledhjen e Bordit, por deri tani në parlament nuk ka kaluar asnjë marrëveshje e tillë. Për të gjitha këto Komisioneri Hahn në këtë rast ose nuk është informuar nga vartësit e tij në Bruksel e Tiranë për atë se çfarë përcakton aneksi Kushtetues ose është keqinformuar prej tyre.

Në asnjë fjali të këtij aneksi ku përcaktohet ngritja dhe funksionimi i ONM-së nuk ekziston fjala Bord i Monitorimit. Komisioneri Hahn në këtë rast ose nuk është informuar nga vartësit e tij në Bruksel e Tiranë për atë se çfarë përcakton aneksi Kushtetues ose është keqinformuar prej tyre. Në një shkresë të institucioneve europiane të siguruar nga “tvKlan” thuhet se ONM-ja duhet të informojë Komiteti Drejtues i Projektit, ONM dhe Bordin, mirëpo në Kushtetutë dhe në Ligj parashikohet që ONM-ja të informojë vetëm komisionet e Vetingut dhe i jep rekomandime Kuvendit për gjetjet për gjyqtarët dhe prokurorët që janë në proces vetingu.

Në asnjë rresht të Kushtetutës, ndryshe nga sa parashikon ky dokument nuk parashikohet që ONM t’u japë informacione institucioneve të tjera shqiptare apo ndërkombëtare. Aq më pak një institucioni politik si Bordi i Monitorimit, në të cilin bëjnë pjesë edhe ambasadorët e SHBA dhe BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here