Detajet/ Si u zbuluan 2 nxënësit e klasës së 9-të me drogë në shkollë

0
347

Një sasi prej gati gjysmë kilogrami hashash është gjetur nga Policia e Tiranës brenda shkollës 9- vjeçare “Avni Rustemi”, pranë Rrugës së Durrësit, raporton “Panorama”.

Droga mbahej nga dy nxënës të klasës së nëntë, M.B., 15 vjeç, dhe F.H., 16 vjeç, të cilët u arrestuan në prezencë të prindërve dhe të psikologes. Shërbimet e Komisariatit nr.3 u lajmëruan nga drejtoresha e shkollës, e cila ishte vënë në dijeni nga mësuesja e dy adoleshentëve.

Është hera e parë që në një shkollë zbulohet një sasi e tillë droge. Por situata bëhet edhe më e rëndë, pasi, sipas Policisë, dy djemtë e arrestuar kishin 3 ditë që lëviznin me drogë me vete, duke e fshehur sa në shkollë, sa në shtëpi. Ndërsa dyshohet se qëllimi i tyre ishte që t’ua shisnin në doza të vogla nxënësve të tjerë.

Burimet thanë se lënda narkotike ishte siguruar nga një i afërm nga Burreli i një prej dy adoleshentëve të arrestuar. Me dijeninë e njëri-tjetrit, dy djemtë e kanë mbajtur lëndën me vete për tri ditë me radhë, në shkollë dhe në shtëpi. Madje, ata edhe kanë debatuar se cili prej tyre do ta mbante në shtëpi, pasi druheshin se mos zbuloheshin nga familjarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here