Mijëra qytetarë kanë nisur të grumbullohen para kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë.
Protestuesit mbajnë fjalim në protestën e PD
Protestuesi nga Kruja: “Jemi këtu për të kundërshtuar padrejtësinë, arrogancën që ka mbjellë me mafien që nuk mund të bëjë pis emrin e lavdishëm të rilindjes tonë. Jam këtu për ti dhënë ndal të keqes që fshihet pas këtij muri. Jam këtu për të thënë që ne nuk jemi vetëm. Nuk e meritojmë këtë turp dhe ky “kryeministër” nuk i meriton qytetarët”
Qytetarja proteston me fëmijë në krah: “Jam një shqiptare e thjeshtë, nënë e dy fëmijëve të mitur. Unë jam viktima e parë e rilindjes. tre muaj pasi erdhën në pushtet mua më detyruan të mbyll biznesin tim të robaqepsisë. Tani jam pa punë.”
Protestuesi nga Patosi: “Unë vij nga zona e Patosit. Vij këtu për të ndarë një tragjedi që po ndodh aty dhe është fshehur nga kjo qeveri dhe po çensurohet nga mediat që janë blerë nga kjo qeveri. Kjo censurë ka bërë që shumë pak prej jush ta dijë që sot është dita e 16 e 9 protestuesve. Shumë pak e dinë që kompanitë e naftëes kanë vite që nuk paguajnë asnjë taksë, ndërkohë që helmojnë territorin”.