Tiranë/ Vetvritet në burgun 302 një 22 vjeçar (EMRI)

0
274

Një i ri ka vrarë veten në burgun 302 në Tiranë.

Mësohet se Napolon Luca, 22 vjeç ka vrarë veten duke u vetëvarur me çarçaf.

Në momentin e ngjarjes ai ka qenë vetëm në dhomë.

I riu është nga Dibra dhe për shkak se ka qenë konfliktual si tip, ishte lënë vetëm në dhomë.

Ai ishte arrestuar në 7 shkurt 2017 bashkë me 3 vëllezërit e tij, por këta i ka liruar gjykata.

Ai u prangos për kanosje dhe plagosje e lehtë me dashje.

Mësohet se frymën e fundit ai e la në QSUT, pasi u gjet nga gardianët dhe u dërgua me urgjencë në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here