18 shkurti i PD/ Vajza e Azem Hajdarit “krah për krah” me Bashën në shesh

0
219

Partia Demokratike, vijon edhe ditën e sotme protestën kundër qeverisë dhe rrezikut për zgjedhje të lira. Në një kohë ku edhe gjithë subjektet e tjera politike që mbështesin kauzën e PD-së u mblodhën ditën e djeshme në orën 12:00 përpara Kryeministrisë, u mbështet edhe nga Rudina Hajdari.

Kjo protestë u mbështet fort nga eksponentët e partisë Demokratike, por jo vetëm. Në protestë krah Bashës gjendet edhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina, e cila ditën e djeshme është ulur krah Bashës në Shesh.

“Ne mes te sheshit! Duke praktikuar te drejten e lirise se fjales. Nje levizje paqesore dhe qytetare, pa provokime apo sulme ndaj strukturave te shtetit #protestqytetare”,-shkruan Rudina Hajdari në Facebook.

Protesta e opozitës vazhdon edhe ditën e sotme dhe akoma nuk dihet nëse Rudina do të jetë sërish krah protestuesve. Me herët në një intervistë për median ajo ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për t’u bërë pjesë e Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here