Hysaj e Memushaj rikthehen protagonistë në Seria A, shërbejnë pasimet e golave të fitores

0
177

Njëlloj si me shkop magjik, skuadra e Pescaras ka reaguar pozitivisht pas shkarkimit të trajnerit Oddo dhe emërimit në vendin e tij të trajnerit veteran, Zeman. Pikërisht sot, nën drejtimin e trajnerit debutues, Zeman, skuadra e Pescaras ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Genoas duke regjistruar fitoren e dytë në këtë sezon. Një rilindje e Pescaras dhe bashkë me të edhe të kapitenit të saj, futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj. Ky i fundit ndonëse nuk ka mundur dot të siglojë asnjë prej pesë golave, ka shërbyer në realizimin e dy prej tyre, pikërisht në golin e tretë dhe të katërt.

Një rikthim pozitiv edhe për mbrojtësin kuqezi që aktivizohet në Seria A me skuadrën e Napolit, Elseid Hysaj. Ky i fundit i vënë në qendër të kritikave gjatë muajve të fundit për performancën e tij jo në nivelin e pritshmërive, sot është rikthyer pikërisht aty ku të gjithë e mendonin. Veç sigurisë në mbrojtjen e Napolit, Hysaj ishte po aq prodhues edhe në fazën ofensive, duke asistuar në realizimin e golit të parë dhe të avantantazhit për Napolit. Pikërisht në minutën e 31’, Hysaj ka shërbyer për Insigne që ka kaluar Napolin në avantazh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here