Policia ka arerstuar personin e dyshuar si autor të plagosjes me armë zjarri të Flutura Muça, shitëse në lagjen Rus në Shkodër.
Zyrtarisht, policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Shkëlzen Zenja, i cili është i akuzuar për atentatin ndaj gruas, pak ditë më parë.
Nga sa mësohet, i akuzuari është person me precedentë penale, ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, për vendosje tritoli.
Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet të jetë person i paguar për atentatin ndaj gruas.
AKUZAT
Shitësja Flutura Muça, ndodhej në dyqanin e saj të tekstileve në Rus të Shkodrës, kur një person me skafandër në kokë iu afrua dhe qëlloi 5 herë mbi të. Pavarësisht plumbave, ajo mundi t’i shpëtonte atentatit. Autori u largua, kurse gruaja, motra e Suela Sulos, e vrarë një vit më parë nga bashkëshorti i saj Sadetin Sulo, hodhi akuza të forta ndaj njer♪7zve të burrit, konkretisht burrit të së ndjerës.
NGJARJA
Dy persona të armatosur qëlluan me armë zjarri dhe plagosën një shitëse dyqani.
Më datë 18.02.2017 rreth orës 12: 30 në vendin e quajtur “Rus” pranë Shkollës së Muzikës në lagjen “Fahri Ramadani” , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para të policisë dy personat e armatosur kanë qenë me motoçikletë, kur kanë qëlluar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se ka mbetur e plagosur shtetsja Flutura Muça 49 vjeçe, banuese në lagjen Partizani, Shkodër.
E dëmtuara është transportuar në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.