Një grua po përballet me një vështirësi në martesën e saj. Bashkëshorti ka humbur çdo interes për të dhe ajo nuk di se si ta rifitojë.
Përmes një letre drejtuar psikologes së ‘The Sun’ ajo i shpjegon problemin dhe shpreson në një zgjidhje.
Letra e gruas
“E vetmja herë kur bëj seks me burrin tim është vetëm kur do ai, ndërsa dëshirat e mija nuk merren fare parasysh.
Unë jam 28 vjeçe ndërsa ai është 29 vjeç…jeta jonë seksuale ka qenë fantastike më parë por tani sa vjen dhe bëhet më keq.
Ndonjëherë mendoj se ai gjen interes diku tjetër por kjo është e pamundur pasi ai është në punë gjithë ditën.
Ai asnjëherë nuk tregon interes për mua, as nuk më puth, as nuk më përqafon, dhe seks bëjmë vetëm një herë në shumë ditë…kur të dojë ai.
Nuk di çfarë të bëj, kam menduar të ndahem prej tij”.
Përgjigjja e psikologes
“Nëse jeta seksuale ka qenë e aktive më parë atëherë do të thotë që ai thjesht ka humbur dëshirën për momentin.
A ke menduar se ai mund të jetë në një gjendje depresioni për shkak të orëve të zgjatura në punë?
Duhet të flasësh me të dhe më pas të konsultoheni me një seksolog”.