Derbi i 149 mes Partizanit dhe Tiranës do të jetë një çudi më vete. “Të kuqtë” e presin Tiranën si në shtëpi në stadiumin e “bardhebluve”, por veç kësaj, në stadium nuk do të ketë asnjë tifoz të skuadrës së Tiranës, pikërisht për këtë arsye.
Edhe pse tifozeria e Partizanit do të jetë e vetme në “Selman Stërmasi”, policia e kryeqytetit thotë se masat janë marrë si zakonisht.
Grupimi i tifozerisë bardheblu, “Fanatics”, i qëndron vendimit të tyre për të bojkotuar stadiumin deri në largimin e presidentit Refik Halili. Për këtë arsye, ata do të mblidhen në sheshin “Straus” pranë zonës së njohur si “Xhamlliku”.
Një organizim i tillë ka ndodhur edhe disa vite më parë, kur tifozeria “bardheblu” ishte e dënuar për ndeshjen Tirana-Vllaznia. Ndërkohë që policia do të jetë e pranishme por nuk do të ketë ndonjë masë të veçantë për këtë grumbullim