Parkimi para bizneseve është kthyer në një shqetësim për pronarët e tyre. Një shofer ka parkuar makinën për ditë të tëra para një biznesi në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit.
Duke mos ditur se çfarë të bëjë, pronari i dyqanit i ka lënë një letër shoferit mbi xham, ku i kërkon që të largojë makinën. Po në të njëjtën letër i zoti i makinës i kthen përgjigje duke i thënë se nuk po e rregullon dot makinën.
Biseda mes tyre ka vazhduar po në këtë letër, ku pronari i thotë që të paktën të lërë çelsat për ta lëvizur pak më para.
Biseda:
Pronari: Ju lutem largoni makinën se ma keni bllokuar punën prej një jave
Shoferi: Duhet ta kuptosh që nuk po e rregulloj dot
Pronari: Na lini çelësin për ta zhvendosur pak më para të paktën. Kjo do të ishte një zgjidhje e mirë
Nuk dihet se cila ka qenë përgjigja e radhës, pasi kjo letër vazhdon të qëndrojë tek xhami i makinës, ndërsa automjeti po qëndron po para biznesit.