Një ndeshje minifutbolli në një fushë me bar sintetik mund të shndërrohet në rrezik për shëndetin. Kur luan futboll apo tenis në një fushë të tillë askush nuk e mendon se ajo mund të përmbajë shumë baktere të rrezikshme. Sipas një studimi të Universitetit të Catania-s, situata mund të cilësohet alarmante. “Në barin sintetik mund të gjesh gjithçka: stafilokok, E. Coli e shumë të tjera”, – shprehet Cinzia Randazzo, docente e Mikrobiologjisë Agroalimentare në Universitetin e Catania-s.
Arsyet për këtë mund të jenë të shumta, duke filluar nga uji i cili përdoret për të pastruar fushën, djersa apo pikat e gjakut të lojtarëve, pështymat apo edhe kushtet klimatike. Studiuesit kanë ekzaminuar kampione të ndryshme nga disa fusha për të arritur në një zgjidhje për marrjen e masave të duhura, gjithsesi për momentin këshillohet që të luhet në fusha me bar natyral ose në fushat e tenisit me dhe të kuq. Në të gjithë botën pa përjashtuar edhe vendin tonë janë ndërtuar shumë fusha futbolli me bar artificial. Kjo sipas një studimi të fundit është bërë shkak që të paktën 50-të futbollistë të jenë diagnostikuar me kancer, gjë e cila ka alarmuar mbarë futbollin botëror. Amy Griffin, asistente-trajnere e ekipit të futbollistëve të grupit të femrave në Universitetin e Uashingtonit, thotë se 53 lojtare shumica portiere janë prekur në mënyrë misterioze nga sëmundja pasi i janë bashkuar ekipit.
Rreth 230 futbollistë në të gjithë botën janë prekur nga kanceri si pasojë e këtyre fushave dhe 1/8 e tyre gjenden në të njëjtin ekip. Fushat me bar artificial, të krijuara me fibra sintetike për të imituar barin dhe copëza gominash të përdorura në vend të dheut, përdoret zakonisht për fushat e futbollit në mjedise të jashtme. Studimet kanë treguar se materialet e prodhuara nga copëza gomash të riciklueshme përmbajnë një përzierje substancash toksike, si karbon i zi, i cili është vërtetuar se çon në zhvillimin e tumorit. Pavarësisht se hetimet nga autoritetet kanë treguar se fushat nuk përbëjnë asnjë rrezik, futbollistët dhe trajnerët kërkojnë që të bëhen më shumë hetime për të zbuluar si përfundojnë substancat kimike dhe ato kancerogjene nga copëzat e gomave në enët e gjakut të lojtarëve. Kohët e fundit fushat me barë artificial janë shtuar shumë për shkak të rezistencës ndaj motit, lehtësia për t’i mirëmbajtur dhe mbi të gjitha kosto e ulët që ata kanë.
Dhjetëra futbolliste diagnostikohen me kancer
Më shumë se 50 futbolliste të të njëjtit universitet janë diagnostikuar me kancer. Ekspertët mendojnë se shkak janë bërë substancat kimike në fushën e futbollit me bar artificial. Rreth 230 futbollistë në të gjithë botën janë prekur nga kanceri si pasojë e këtyre fushave dhe 1/8 e tyre gjenden në të njëjtin ekip. Fushat me bar artificial, të krijuara me fibra sintetike për të imituar barin dhe copëza gominash të përdorura në vend të dheut, përdoren zakonisht për fushat e futbollit në mjedise të jashtme.
Studimet kanë treguar se materialet e prodhuara nga copëza gomash të riciklueshme përmbajnë një përzierje substancash toksike, si karbon i zi, i cili është vërtetuar se çon në zhvillimin e tumorit. Pavarësisht se hetimet nga autoritetet kanë treguar se fushat nuk përbëjnë asnjë rrezik, futbollistët dhe trajnerët kërkojnë që të bëhen më shumë hetime për të zbuluar si përfundojnë substancat kimike dhe ato kancerogjene nga copëzat e gomave në enët e gjakut të lojtarëve. Fushat artificiale të futbollit janë shtuar shumë kohët e fundit, për shkak të rezistencës ndaj motit, kostos së ulët dhe nuk kanë nevojë që të ujiten apo për t’u prerë bari.