Nëna dhe babai i Ergys Kolavarit, Rifat dhe Shede Kolaveri kanë folur sot në emisionin “Me zemër të Hapur” në “News 24” në lidhje me konfliktin që kanë pasur me familjen e Gazmir Dacit, i cili më 4 nëntor të vitit 2015 ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti në Francë, djalin e tyre Valmir Kolaveri dhe ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.
Momentalisht djali i tretë, Ergys Kolaveri ndodhet në paraburgimin e Vaqarrit pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me snajper në burgun e Vaqarrit në shenjë hakmarrjeje Gazmir Dacin.
Prindërit shprehen se djali i tyre nuk ka lidhje më ketë ngjarje të ndodhur në 30.07.2016 pasi në atë ore kur ka është raportuar atentati, djali i tyre ka qënë në shtepi.
Pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ ishte edhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Ai tregoi se si kishte ndodhur ngjarja ndërsa shtoi se Ergys Kolaveri prezumohet si i pafajshëm, pasi ndaj tij nuk ka prova.
“Më 10 korrik, në momentin kur një pjesë e të dënuarve kanë qenë në ajrim, pjesa tjetër ishte duke dalë, ka pasur një të shtënë. Dyshohet se ka qenë snajper, pasi nuk është gjetur gëzhoja. Kur u dëgjua e shtëna e parë, që u shoqërua me rrëzimin e shtetasit nga Kosova, polici i burgut ka hapur zjarr duke qëlluar dy herë në ajër me qëllim për të parandaluar një sulm tjetër ndaj të dënuarve. Da qëlluar dy herë dhe gëzhojat e tij janë gjetur. Pretendimet në gjykatë thonë se vërtetë është plagosur shtetasi kosovar, por s’dihet ku ka qenë Gazmend Daci (ishte në ambientin e ajrimit). Ergysi prezumohet si i pafajshëm, pasi nuk ka prova ndaj tij. Nga pamjet filmike të siguruara nga nuk shihet se mjeti ka qenë me targën e familjes së Ergysit. Pra, dyshohet qe mund të jetë ajo makinë, por nuk është provuar”, – tha Artan Hoxha.
‘BalkanWeb’ zbardhi intervistën e nënës së personit të akuzuar për atentatin e dështuar në burgun e Vaqarrit.
INTERVISTA
Kush ka qenë konfikti i djalit tuaj Valmir Kolavari dhe njohja me Gazmir Dacin?
Prindërit: Dimë që konflikti ka nisur në Francë, por vrasja e Valmirit ka ndodhur 5 vite më vonë. Ai e ka marrë në telefon, i ka thënë ku je. Ai i tha hajde në Kamëz. Kur sapo shkoi ai e gjuajti me armë duke e vrarë. Ne nuk dinim asgjë për konfliktin në Francë. Djali është vrarë mbas 5 vitesh konflikti në Francë.
Pse kërkoni pafajësinë e djalit tuaj, Ergys Kolaverit, si ka ndodhur ngjarja?
Prindërit: Djali sapo u shtri atë natë, kur ka rënë porta, kur shohim dy furgona policie. Ata janë ngjitur lart. Kanë kontrolluar. Thanë mund të marrin Ergysin për verifikim.
Çfarë lëvizjesh ka bërë Ergysi atë ditë që ndodhi ngjarja në burgun e Vaqarrit?
Prindërit: Ai ka qenë në shtëpi, donte të dilte në kafe. Pasi doli në Institut për një kafe është kthyer në shtëpi.
Pra Ergysi ka dalë nga shtëpia për kafe rreth orës 16:00 të datës 30 korrik 2016?
Prindërit: Po dhe është kthyer pas afro rreth 2 orësh.
Kush janë provat e Prokurorisë për Ergysin?
Prindërit: Nuk e dimë, pasi incidenti më i vogël që ndodh në Kamëz, vijnë në familjen tonë. Për çdo gjë vijnë tek fëmijët e mi. Në 6 nëntor ka shkuar djali në Itali për operim dhe kam qenë vetëm, kur në orën 6:00 erdhi policia. Ku është Sajmiri dhe Rifati thanë. U thashë që kanë ikur në Itali.