Policia italiane ka sekuestruar ditën e djeshme rreth 500 kilogram marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Sipas ‘baritoday’ lënda narkotike është kapur në një gomone të fuqishme me dy motorë në brigjet e zonës së quajtur “Cala Corvino”, në afërsi të komunës së Monopolit në Bari.
Trafikantët ishin gati për të transportuar drogën nga gomonia në dy furgona, por pasi kanë pikasur policinë janë larguar me shpejtësi duke braktisur mjetet së bashku më marijuanën.
Sipas policisë italiane droga e sekuestruar ka një vlerë shitje në treg prej rreth 2 milionë euro. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e trafikantëve.