Çuli sulmon protestën, kollosi Ndrenika e kritikon: Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori???

0
407

Hervin Çuli është drejtori aktual i Teatrit Kombëtar, post që e mori pasi shërbeu ekran më ekran por PS-së për 8 vjet, dhe pasi numëroi edhe votat e saj si komisioner i përzgjedhur me firmën e Fatmir Xhafës.

Dhe pasi e ka katandisur Teatrin Kombëtare në një institucion abuzimesh dhe vjedhjes monstruoze, e skandalesh të pafundme që për arsye etike nuk mund të përmenden në këtë shkrim, ai tani si një militant karriere, i është turrur kundër edhe protestës së opozitës. Në një postim të bërë ditën e parë të tubimit madhështor të opozitës dhe jo vetëm, Çuli i është turrur fjalimit të aktorit Besmir Haliti i cili ishte i parë që foli në çelje të protestës, ku gjatë fjalimit të tij ai kritikoi edhe mënyrën sesi po menaxhohet Teatri Kombëtar, shkruan syri.net. Kaq është dashur që Çuli të marrë celularin në dorë dhe të sulmojë aktorin, që për shkak të binjdes së tij politike i është mbyllur dera e Teatrit Kombëtar, dhe jo vetëm atij: “I pari ne proteste foli nje aktor(keshtu u prezantua) nga Fushe Kruja. Nese e njeh njeri te me japi ndonje koordinate, se gjynah i shkreti, duhet sqaruar, pasi shume gjera per teatrin (shante para mbrapa) deri ne Fushe Kruje edhe mund te mos kene mberritur. Ta marre djalli, dhe kete aktorin nga Fushe Kruja kishim mangut!”- shkruan Çuli në postimin e tij.

Image

Me një qytetari për t’u admiruar aktori Besmir Haliti që është njoftuar për këtë postim të drejtorit të TK-së i ka kthyer përgjigje Çulit ndërsa i shkruan: “Cul, qetesohu, une nuk jam aq i paafte sa te behem drejtor teatri…! Sa per te njohuren, jam aq i nderuar qe sme njeh sa ska…! E di pse? Se po te me njihje do perfundoja duke lujt naj personazh ne ate pacavuren qe ti e quajte TRE MOTRAT…! Mos shko larg per te me njoft shoket e tu te ngusht pyt ata qe ke me afer edhe pse ste beson as vetja per ceshtjen e te njohurit. Megjithate te ftoj ta mbash edhe ironin brenda etikes, jo per gje po sjam aktor-gazetar…! Te fala…”.

Por nuk ka mbaruar me kaq…

Drejtori i TK-së, Çuli sërish i është përgjigjur: “Besmir une e di qe jam i paafte dhe qe “TRI motrat” eshte shfaqje shume e dobet edhe pse populli i KRYEQYTETIT i mbaronte biletat qe tre jave perpara cdo shfaqjeje.Jam i bindur qe cdo shfaqje e jotja pritet nga publiku (kudo qofte)me mire se shfaqjet e mija. Por ti djale i vogel qe nuk kupton thelbin e ironise time ke probleme te medha me te kuptuarin.Te permenda sepse ti djale duhet minimumi te keshe kujdes kur shan politikat mbi teatrin kur sja ke idene se cfare ndodh ne artin skenik. Shansin per tu bere i njohur ta dhashe. Duhet te me thuash flm se nuk eshte kollaj te gjendesh ne qender te vemendjes qofte dhe per nje sek”.

Ndërkohë nuk munguar edhe përgjigja e aktorit Besmir Haliti që shkruan: “Po mos te me kish permendur Marvin Tafai nje shok i vyer,as qe do isha bere pis nga vemendja jote e padeshiruar…! Suksese ne jete…!”, ndërsa në këtë pikë Çuli i kapur mat është munduar ta marrë me të mira aktorin Haliti ndërsa i shkruan: “Po pse morre Besmir ke kaq shume urrejtje per mua!?Une s’di te te kem bere ndonje te keqe. Njerezit kaq te talentuar sa ty pergjithsisht nuk kane kaq shume mllef se e shohin boten nga lart. Po pse more Besmir,, ti neser do na qeverisesh!? Me kete urrejtje do i japesh drejtim puneve!?”.

ImagePor atëhere kur Çuli mendonte se e kishte zgjidhur situatën, ja tek vjen një reagim që ai me shumë siguri nuk e ka pritur. Ai ka qenë komenti therës i aktorit të madh të skendës dhe ekranit shqiptar Robert Ndrenika i cili i adresohet Çulit me fjalët: “Qe kur ka filluar te beje ham ham drejtori ???”.

Ky koment ka shërbyer për të nxjerrë në pah edhe fytyrën e vërtetë të militantit socialist, sot e gjithë ditën aktor teatri i cili ka pafytyrësinë ti përgigjjet Robert Ndrenikës me këto fjalë: “Qe kur niveli yt ikone zbriti ktu ku je….”.

Çfarë turpi!…

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here